Ashtu dija -So I Believed-Ariel Bella

Ariel Bella

Ashtu dija / So I Believed

Shqip

Ashtu dija

se emri yt do të ishte gjithmonë shtëpia ime

por tani mbaj vetëm kujtimet.

.

Gjithçka u bë në mijëra copëza

si pasqyrë që bie nga dora.

Momentet tona të bukura

tani mbeten si bar i thatë.

.

Në ditët që shkuan pa u ndalur

lamë veten tonë

harruam buzëqeshjet t’i merrnim me vete

dhe mbartëm mbi supe veç trishtimin.

.

Shpirtrat tanë aq të lidhur

u zgjidhën

dhe vazhduan rrugën e vet pa u stepur.

.

Kujtoja se duart do të mbeteshin të bashkuara

por jeta kishte plane të tjera.

.

Ashtu dija se dashuria nuk do të shuhej

por ajo u zbeh

siç zbehen ngjyrat

dhe humbasin bukurinë.

.

Asgjë tjetër nuk të kërkoj

veç të mbash në zemër ato që jetuam

si dritë që s’do të perëndojë.