Atdhetari Mulla Beqë Koshafri në kujtesën e popullit mbetet një figurë shumëdimensionale-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Beqir Zeqir Beqiri

-Mulla Beqë Koshari (Beqir Z. Beqiri) u lind, në vitin 1910, në fshatin Koshare nga babai Zeqiri dhe nëna Lema, ai shkollinin fillor e kishte kryer në gjuhën serbe në fshatin Kosinë, por që si shqiptar para se të fillonte shkollimin fillor, iu dasht atij të bënte kurs një vit në gjuhën serbe për t’u regjistruar në shkollimin fillor, meqë të mësuarit shqip në shkolla shqipe, leje që ishte i naluar, por edhe të folurit shqip nuk u lejohej shqiptarëve në vende publike.

Shkollimin fillor në gjuhën serbe Beqiri e mbaroi në vitin 1922.

Më pastaj Beqiri për 12-të vite mësojë në Medresën Mehmet Pasha të Prizrenit, të cilën Medrese e përfundoi me sukses të shkëlqyer. Beqir Zeqir Beqiri gjatë shkollimit në Medrese ishte nxënës i dalluar, sidomos në gjuhën arabe, i cili, u emrua ligjërues në Mejtepin e fshatit Vojnoc.

Mulla Beqë Koshari siç e thrriste populli, zotëronte gjuhë të huaja si: Gjuhën arabe, turqishtën e vjetër (osmanishtën), gjuhën serbe dhe natyrisht dinte shkrim-lexim edhe në gjuhën shqipe që ishte mësuar si autodidakt.

Ai shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në vitin 1922, meqë popullata shqiptare nuk dinte shkrim-lexim, prandaj letrat që dergoheshin nga ushtria e Mbretërisë jugosllavo-serbe nga të rinjtë shqiptar për në familjet e tyre i binin te Mulla Beqë Koshari pët t’i lexuar.

Mulla Beqë Koshari ishte një figurë fetare, por mbi të gjitha ishte figur e zgjimit kombëtar shqiptar, ai ishte edhe veprimtar i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së). Organizat kjo, përmes të cilës Mulla Beqë Koshari kontriboi në mobilizim dhe ndërgjegjësim kombëtar, ai ishte i arrestuar nga UDB-ja në Ferizaj, nga Bllagoje Stefanoviqi, gjithashtu ishte maltretuar në aksionin  e armëve që në atë kohë udhëhiqej nga kryeshefi i sigurimit të brendëshëm shtetëror jugosllav, Aleksandër Rankoviqi, atij iu bën edhe shumë maltretime të tjera nga okupatori sebo-jugosllav.

Mullaq Beqë Koshari mbetet në kujtesën e popullit një figurë shumëdimensionale si intelektual i cili ndriçonte dije për popullin e tij, humanist si dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Pushoftë i qetë në dritën e pashterrshme të Parajsës në amshim…

Shkruan: Sami Arifi