Aty është e imja, rinia!Vangjel Pellumbi

Aty është e imja, rinia!


Asnjë s’mbeti i bukur,
kur me vrap vjen pleqëria.
Në këtë ditë, shpirtin e kam si flutur.

Aty është e imja rinia.
Në ditë sot, në djall pasuria,
se shpirtin Valentin e kam unë.
Dhe në flokët e mi,
le të shtohen thinjat shumë.

Në rrudhat e ballit,
le të dalloj udhë jete.
E këto rrudha t’i kem prej hallit,
që i mbaj si privilegj me vete.

Le ta jetoj këtë ditë shumë gjatë,
nuk dua gjë tjetër.
Le të më thonë plak!
Le të më thonë: është i vjetër.

Këtë ditë ta marr me vete!
Të kujtoj Shën Valentinin.
Se kjo ditë tregon dashurinë,
në shpirtin tim është e imja Rinia.

Tek rrudhat e sotme mbi ballë
duken rrugët e jetës, pleqëria!
Ato rrudha të dredhura janë halle.
Bukuria e shpirtit është vetë Rinia.

Ç’rrudhë tregon Shën Valentini?
Apo ajo rrudha mbi vetull?
Ajo rrudha që tregon Rininë.
Aty është e imja ditë e parë, RINIA!