Aty kishte lën pak mall !
Ikte, vraponte, si e çmëndur
nëpër erën me shi ,
Pa kuptuar psherëtimat që
rokulliseshin shpirtit si ‘ meduza ‘..,
Vraponte e thëriste si një perëndi ..
”Lërmani lotin
të më thahet te buza ” !
E la syrin të shkone larg ,
të shkonte,
kudo ..
Fjalët ja përpiu era , i mori tutje
zallit ,
kokën kthente pas ,
të shihte hapat e saj
që shkelnin si të çmëndura ,
mbi gërmat e mallit !
Vraponte e lutej të kthehej,
ta prekte si një lotus
i helmatisur,
Pas i shkonte malli,
copëtuar në mijra gërma..
endur gjurmëve të saj,
mbi një cop letre
e grisur !
Ja fshehu gjuha fjalët, i kapërdiu
thellë ..
veç psherëtimën
ja mori era larg, shum larg,
tradhëtin e syrit
se ndali dotë
loti,
kur u fsheh bashk me gërmat,
në varg !
Ja fshehu gjuha fjalët, i kapërdiu
thellë,
shum thellë..
Ndoshta i fshiu përgjithmonë..
Veç loti,
loti që derdhet,
s’do të mundet të mbytet dot kurrë ..
atje ,
ku buron !
Ai, kishte ikur largë, shum larg,
në rugë të gjatë,
pa kthim..
ty, kishte mbetur veç malli ..
dhe mbështjell me të,
një psherëtim !..
@-Tomi Buzi.
Shqipëri
