“Bajram Curri”-Dritan Mardodaj

Sot 29 Marsi, shënon 101 vjetorin e nisjes në amshim së Bajram Currit, Lavdi!🇦🇱
 
"Bajram Curri"
Në Gjakovë lindi kreshniku
Në një kohë kur ra paniku
Kohë të errëta, të vështira
Turkomanësh, egërsirash.


O rrit trimi me virtyt
Hasmin e zuri në fyt
Malazezi faqezi
U tërhoq me shpejtësi.


Kapedani pararojë
Dhe serbin e sakatoi
Ndër ferra u zhduk çetniku
Duke u fsheh si zhapiku.


Goxha Burrë, gjakovari
Gjak Iliri, gen albani
Bajram Curri, Bajram Curri
:- “Gjallë, kurrë s’dorëzohet burri”!
E dha jetën për Vatan
Ky Vigan anti-osman
Shkoi Trimi në Dragobi
Nga u nis në përjetësi!