Balada e Valës-Migel Flor

 
Kandili i Detit
Kundroj dallgët e dy deteve,
të përqafuar si shpirti i yjeve,
aty ku bie një yll i këputur.
Delfini lëviz i heshtur, i pastër.
Valët bëhen shkumë, bëhen vello,
të prekura nga dora e poetes,
dritë e miell mbi kaltërsi.


Zanë epiriote e vargjeve të virgjër,
Safonë e kohës moderne,
e ndritshme, e zjarrtë.


Fryma e saj, musht çudibërës,
ngre muret e zemrave.
Lozonjare e poezisë, kandil deti,
eliksir për natën, për hënën, për mitin.


E dërguar nga lart, muzë mbi muzë,
për të ndezur fjalën,
për të mbushur shtrëngët me nur e pafundësi,
ajo shpërndan mrekullinë.


Valët e detit këndojnë emrin e saj
në këngë.
Delfini, valët, kandili,
muza,
dirigjojnë
një baladë në valë.