Baladë për Vjosën dhe për vete-Ilirian Zhupa

Kjo baladë u shkrua në vitin 1984, si paraprirëse e poemës për lumin, që u shkrua katër vjet më vonë.
 
 
BALADË PËR VJOSËN DHE PËR VETE
-Para poemë-
-1-
Zhurmon e buçet e shket nëpër gurë
Dhe krua dhe det dhe grua dhe burrë;
Dhe këngë e pathënë që do të ushtojë
Dhe vajzë që pret me frikë të dëgjojë;


Dhe kalë jelebardhë që brigjeve rend;
Dhe brymë e mardhur dhe erë dhe shpend.


-2-


Gjëmon edhe flet, thërret e pisket
Dhe këngë dhe vaj dhe vdekje dhe jetë;


Dhe mjegull e lehtë dhe akull e vlagë
Dhe frymë që mbrun stinë dhe dorë që mbyll plagë;


Dhe foshnje motake dhe vajzë e sarritur,
Që puthet e ikën e vjen prapë papritur.


😚


Ndanë teje u rrita, të ndoqa nga pas,
Mësova të hesht, mësova të flas;
Mësova të nxehem, të qaj e të qesh,
Të fal, të urrej, të rroj e të vdes.
1984

Ilirian Zhupa