Batalioni i Dashurisë-Adifete Shiti

Batalioni i Dashurisë

E nisa me vargje, në dritë t’agimit,

ku shpirti m’u mbush me aromë atdheu.

E shpreha me zë, në tinguj që dridhen,

si kroi që buron prej zemrës së dheut.

Për ty, Dardani, malli më ndizet,

si flakë që s’ka ujë ta shuan.

Në çdo rrahje zemre lulëzon një këngë,

që stolis pranverën me frymë të bukurisë suaj.

Nganjëherë ulem në breg të heshtjes,

të flas me natyrën, me zogjtë e me erën.

Ja nisa këngës si shtegtar i dritës,

shteg më shteg,

duke mbjellë mall në çdo vatër shqiptare.

Kur ju të ngriteni e të këndoni,

mos e harroni zërin tim të butë.

Ai rri në ajër si psherëtimë dashurie,

që s’pushon kurrë për Dardaninë e bukur.

Në qiell të kaltër, yjet dëgjojnë,

kur vargjet e mia i flasin lirisë.

Në çdo fjalë dridhet një kujtim,

në çdo mall digjet një premtim.

Unë jam ushtare e këngës sime,

në batalionin e dashurisë,

ku fjala bëhet flamur,

e zemra betim për Dardaninë.

Adifete Shiti ©

Tetor,2025

Dardani 🇽🇰