“Besëprerët Vip”-Dritan Mardodaj 

“Besëprerët vip”
Dolën disa t’tjerë po t’them
Tip big brother-ash besëpremë
Tashmë me edicion vip
E pijnë çajin me çajnik.


Bëjnë këta tipa e besëprema
Lloj lloj skemash,anatema
Kanë mision të “studjuar”
Këta të degjeneruar.


Dikush puthet,dikush kruhet
Tjetri bën sikur s’i rruhet
Hajde rrushi,eja zemra

Pika dobët është te themra.

Prezantusët dosjen gati
Bëjnë “moral” dhe tip diktati
E merr vesht këta lloj besëprerash

Janë për përmbysje vlerash.

Nga “big brother” tek “big brothel”
Që t’a dish o miku im
S’është se ka dhe aq dallim.


Këta sdromsë degjenerimi
Bëjnë si tip emancipimi
Me diskurse integrimi
Dhe mision shkombëtarizimi!

"Djegsat"

Ç'janë disa liriksa
Duken pak si "djegsa"
Shkruajnë veç për pjeshka
Edhe për roleksa.

Për disa raporte
Dmth. intime
Shkruajnë shumë bukur
Me, dhe pa parime.

Or si nuk lodhen
me shkrujt veç për pjeshka
Thua do bëjnë film
me Roland Trebicka?!

Shkruajnë për vasha
nën hijen e manit
Kryeregjizori
vetë Pirro Mani.

Për në redaksi
kanë vendosur Frrokun
Dhe ai është djegs
pyete bablokun.

Me shkruajt për pjeshka
m'duket kohë e humbur
Të gjithëve u ngrihet,
nga një pjeshkë e bukur!
.
.
.
.
.
©️ Dritan Mardodaj