Biçikleta e Babait-Avni NEZIRI 

Biçikleta e Babait

               Autor: Avni NEZIRI 

Tani nuk ka pikë të fajit 

biçikleta e Babait 

s‘ikun rrotat njëra pas tjetrës

bota e re, fshehur pas të vjetrës

flasim me respekt e ndjesi 

unë këtu ai në përjetësi 

risitë secila pas të vjetrës 

e rrotat s‘ikun njëra pas tjetrës

qdo mëngjes dimër e verë

përplot krenari e nderë

ngiste biçikletën për n‘punë 

a thua kohërat në gjumë e vunë.