Botë e tronditur-Petro Sota

BOTË E TRONDITUR
——————————
Si kristal çahet qielli, dhe klith me zë,
Ndërsa yjet në tokë, bien një nga një,
Njerëzit po tronditen, kur shohin këtë,
Se bota pa yje në qiell, s'është asgjë.
Vërtetë kjo botë, tatëpjetën ka marrë,
Ngjyrat e ylberit, nga bombat shpërndarë,
Është zbehur vargu, si gjethe e tharë,
Por poetët dhe në borë ndezin pishtar.


Si profetët, po ndriçojnë këtë skëterrë,
Pa një lekë në xhep, kafe për të blerë,
Dhe vargjet që thurin, s’po kanë vlerë,
Në një botë të tronditur, pa yje, pa ylber.


Të mbyllur e fëmijët, janë të tmerruar,
S’kanë lodra, se parqet janë bombarduar,
Pellgje gjaku, nga bombat të lëshuar,
Si s’paska një mallkim, për ti ndaluar.
Nëse s’ka paqe, s’do të ketë as qetësi,
Se vrasjet bëhen me shumë kënaqësi,
Po luajnë me jetën, sikur luajnë tragjedi,
Duke vrarë të tjerët, që t’kenë vetë liri.