Bukuria-Kujtim N. Mullai

Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "

B U K U R I A

- A -

Ah,kjo BUKURIA,
Mbeti QIELLI I SHTATË,
KRYEMUZA e vargjeve të mia!

Fjalorëve, pa TË,
Do ju mungonte një zë:
PËRSOSMËRIA...

S'ka PËRSOSMËRI
pa BUKURI!
BUKURIA i vishet
PËRSOSMËRISË
Si fustani e velloja nusërisë!

- B -

Para BUKURISË kur kalon,
Po ule sytë përdhe,
nuk e sheh,
Bën krim, e lëndon!...

A do çelnin lulet,vallë,
Po s'pati sy për t'i parë?

Për sytë janë
Tualeti, dekoltetë, moda,
Me të cilat zgjohet
e ngryset BOTA.

- C -

...Dhe dihet:
Mjerë kush të sheh,
Pa të thënë
"Sa e bukur je"!...

Ç'inat që ke!…

Po ç'faj kemi ne,
Kur,TI,hijen na hedh,
Na shtang
e pa mend na le?