Miranda Troci Derti

Çdo pëllëmbë ku i thonë Dibër!
Dibra ime kreshnike shqipe mbi nëntë male.
Çdo pëllëmbë shesh trimërie lufte me krajla.
Këngët e trimërisë n’oda gjithmonë këndue.
Mbi Korab e shkrepa shqipja ka qëndrue.
Pragjet lindin trima burra e Kastriotë.
Diell për atdhe për vatan e komb.
Çdo pëllambë ku i thonë Dibër është shesh trimērie.
Dheu i yt moj nanë çdo cep larë me gjak lirie.
Gjak e shkumë e kuqe lëshon Drini tërbue.
I ka përpijë vala tradhtarët e drague.
Buka e nanëlokeve gatuhej në llogore.
E rrashta e zaptuesve ju hiqte në kosore.
Në arkē të darisë nusja runte fikeshun.
Kur e lypte vatani ngjishte në brez dyfekun.
Këngët e trimërisë kënduar në barot e batare.
Në kto troje mbijnë lule mbi gjak e mbi varre.
Moj Dibër nanë loke o tmerr për dushmanin.
Shtrat ku flejnë eshtrat e nizamve të sulltanit.
Të thojnë “troja e vogël” me emër e histori.
Ka përfundu me marre hajdutë e tradhëti .
Aty ku s.të ngjohet fjala gjithmonë ka gjëmue plumbi.
As era e tradhëtarëve kurrë s.të përgjuni.
Gjithmonë bukë baroti në sofër ki shtrue.
Shqipe mbi nantë male përherë ki qëndrue.
Shkroi.
Miranda Troci Derti .
Reç Dibër.