Ç’është kanibalizimi i të ardhurave nga burimet energjitike të Rinovushme?Qemal Zyfi

Qemal Zyfi

Ç’është kanibalizimi i të ardhurave nga burimet energjitike të Rinovushme?

Ritja e Investimeve në fushën e prodhimit të energjisë me fotovoltaikë ka ritur në mënyrë të ndjeshme prodhimin.

Efektet e para që ndjehen në treg janë paaftësia e obserbimit në rjet nga mbingarkimi i Linjave të Tensionit të Lartë.

Gjithsesi edhe pse me investime suplementare kjo vështirësi kapërcehet problemi më i madh mbetet “Piku” kur gjeneruesit ngarkojnë në rjet maximumin e tyre të prodhimit.

Duke u nisur nga fakti se çmimi i prodhimit për MWh kuotohet në bursë në intervale kohe të shkurtëra në periudhën e “Pikut” çmimi i energjisë zbret në minimum deri në çmimin me “minus”,që do të thotë të paguash që ta futësh në rjet.

Ky fenomen që tani po çfaqet dukshëm sjell domosdoshmëri në ruajtjen e energjisë për një kohë të caktuar kur çmimi është i leverdisshëm për Investitorin.

Kjo zgjidhet me përdorimin e BATERIVE,(akumulatorëve).Më e domosdoshme bëhet për Parqet e fuqishme koha e të cilave po kërkon strategji të reja.

Përdorimi me metoda si;

– Kontratat e blerjes së energjisë (PPA) me profil të personalizuar.

-Sisteme Hibride (PV + BESS).

Prodhuesi bie dakord të japë energji të vazhdushme jo vetëm kur ka diell.Kjo bën që ai domosdoshmërisht do përdorë BATERITË.Në këto kontrata çmimi është fiks.Kjo është një metodë për të shmagur çmimin me minus.Në këto raste Shteti kompeson Investitorin duke i shtuar vlerën e “Minusit”

që nevojitet për ta futur në rjet.Për këto kontrata Bateritë janë domosdoshmëri.

Sot prodhuesit Shqiptarë kanë avantazh të ndikimit të dy faktorëve në krahasim me kolegët e tyre në shtetet evropiane:

-Meqënse Vëndi ynë pothuaj gjithë energjinë e prodhon të rinovushme me Hec,Fotovoltaikë,TAKSA E KARBONIT është zero.Kjo është një faktor i rëndësishëm që Investitorë të huaj të vijnë e të ndërtojnë Parqe në Shqipëri.Mundësia e shitjes të energjisë direkt në Linjat e Tensionit të Lartë që tashmë janë të shumta e bën më të lehtë daljen në tregun Evropian.

-Hec dhe gjeneruesit Voltaikë nuk kanë taksë për futjen e energjisë në rjet.Kjo favorizon investitorët duke u krijuar lehtësira ekonomike..

Si domosdoshmëri e përdorimit të baterive duhet të regullohet dhe Kuadri Ligjor i vendosjes së tyre në Nënstacionet Egzistues.

Kjo domosdoshmëri sjell një efekt të ri të ecurisë të këtyre gjeneruesve,pasi kostot reale janë më të mëdha nga ato që kompanitë kanë paraqitur në fisibilitetet e tyre,ajo gati dyfishohet nga vlera shtesë e vendosjes të baterive,si dhe koha e vetëshlyerjes së investimit do të zgjatet.

Kjo do të hapë një problem të ri,atë me Kredi marsit ndaj Bankave të Nivelit të dytë kur ato kanë financuar këto objekte.

“Të vegjlit” nga Kapitali do të jenë të parët që do përplasen me Kredi dhënsit.

Nëse këto probleme nuk janë çfaqur në Shqipëri nesër me siguri do ti kemi përpara ato janë të pashmangshme ndaj duhet marë masa paraprakisht që mos kalojmë në kriza financiare dhe më pas në ulje të prodhimit vëndas të Energjisë.