CIKËL POETIK NGA DANIJELA TRAJKOVIĆ (SERBI)

Danijela Trajković (angl. Danielle Traykovich) ka master në gjuhën dhe letërsinë angleze nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë në Mitrovicën e Kosovës. Është poete, shkrimtare, përkthyese, recensente dhe Kryeredaktore në revistën online “A Too Powerful Word”. Danijela ka botuar dy libra: “22 Wagons” (Istok, Knjazevac, 2018) dhe “While Life Sees a Dream” (Arte, Beograd, 2023). Veprat e saj janë përkthyer në më shumë se 15 gjuhë dhe janë botuar në revistat: (Poem UK, The High Window UK, Cordite Poetry Review Australia, Letopis Matice srpske Serbia, Voices de la Luna USA, LangLit India, Hadarim 4u – Israel), etj; gazetat: (The Long-Islander US, Femida Uzbekistan, Večernje novosti Serbia). Danijela ka marrë pjesë edhe në disa antologji ndërkombëtare: (Poets and Places (UK), World Poetry Almanac Mongolia, Atunis Galaxy Anthology – 2019 Belgjikë, “I Can’t Breathe: A Poetic Anthology of Social Justice” (Kenia), Поетике 4 Republika Srpska).
DANDELION
Flokët e tu janë
engjëlli im
dandelion
ku njerëzit do të vijnë si insektet
për të fshehur të metat e tyre
gënjeshtrat e mashtrimit frikacak
dehur nga aroma.
Ata do të përpiqen të ushqejnë
epshin e tyre
të njëjtën gjë bëjnë edhe me nënën tënde.
VETËM RE
Ju thoni që unë jam fati
e pamundur!
Unë jam një iluzion
edhe ti je një iluzion.
Ne jemi re
Fëmijët vështrojnë
shtrirë në lëndinën pranverore.
Shiko! - thotë njëri, është një si dragua
Shiko! - thotë tjetri, është një si kal.
Kjo është një karrocë
kjo është një princeshë
ajo është...
Ne jemi vetëm re.
ARTISTI
Ai është një artist perimesh
Planifikon të mbjellë gruan
Që kurrë nuk e ka njohur
Një gjenial i thjeshtë
Po përgatit "papanasi" të artë
Duke kënaqur veten pa fqinjë
Pa parë Eurovisionin.
Ai nuk përdor shumë përbërës kur flet
Fjalët e tij janë një përzierje e shijshme,
e lëngshme
Heshtja e tij është e hidhur
Varet nga ajo çka ka
në menunë e ditës që ai shërben.
Përktheu: Angela Kosta