Cikël poetik nga Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

 

"80 vjet"

Si s'mësuat nga të parët
80 vjet k'ta hileqarët?!

80 vjet t'u bë kërdinë
Mish e kockë e gjak ia pinë .

80 vjet llogje Kavaje
Hiqen dhe sikur s'kanë faje .

80 vjet me iluzione
Remitanca, pa pensione .

80 vjet me propagandë
N'kry t'kuvendit injorantë .

80 vjet antishqiptarët
Që na hiqen si të parët .

80 vjet gati një shekull
Vetëm diktaturë e hekurt .

Ec mër jahu se s'janë shumë
Për një vend 80 vjet gjumë !
"Smira"

- Pa na thuaj njëherë mirë
Çfarë ke mbjellur, çfarë ka mbirë ?
: - Vetëm smirë dhe veçse smirë
Vetëm smirë edhe smirusha
Ktej nga mali dhe nga fusha.

Smira vjen nga injoranca
Tepër smirë me remitanca.

Smira është një ves i vjetër
Si n'këtë vend dhe në shtet tjetër.

- Ou?! sa mirë që e njihke?!
:- Ves i ndyrë ky, ves fabrike.
Ves në "stock, me tonelata"
Ves hajnie, ves "Non grata"

Kam parë smirë nëpër Europë
Por këtu paska me okë?!
"Kult i ri"

Janë ca ndjekës, "kult i ri'
Që mendojnë veç për hajni
Shumë nga t'a mbajnë anën e grekut
Thonë që quhet "kulti i lekut" .

Pra këta "ndjekësit e lekut"
N'mes t'Athinës si lejleku .
Si lejleku n'mes t'Athinës
Si në kohë të karantinës .

Si n'perjudhën e Kovidit
Apo kohën e Vilhelm Vidit .

: - Çfarë Vilhelmi, e çfarë Vidi ?!
Këta janë "ripjellë" bandilli.
K'ta janë hajna pa parime
Duan vetëm përfitime .
Rreshtohen në rradhë indiane
Për t'marr "paga" mjaft të majme .

Këta hajna nuk kanë "gjak"
Kështu tha një kryeplak .
Jo nuk kanë gjak shqipëtari
T'njëjtën gjë, tha dhe i Pari .

Ja shpërbëjnë kromozomin
Me mesazhe grekofoni
Një radio frankofonie
Trumbeton "ripjellë" hajnie .

: - Se kuptoj ç'kanë me shqiptarin ?

A merr vesht kanë "kult" dollarin .
Kanë dollarin dhe evronë
Lider kanë anti - heronë
Disa t'tjerë me "bitcoina"
Blejnë mandate, uniforma .

"Kulti" lekut, "kulti" grekut
"Kulti" kosit dhe byrekut .