
Kujtim N. Mullai
CIKLI: “MEDITIME “
. (Nga gjashtë)
GJASHTËSHJA IV
* * *
Jeta, o miq,
Ka vetëm një emër: ZEMËR!
ZEMRA na bën
Sa tokësorë,
aq hyjnorë!
Pa rrahjet e saj,
ke tru, por s’kupton,
Ke sy, por s’shikon,
Ke veshë,por s’dègjon…
Sigurisht,
Edhe dashuria pa zemër,
Do të ishte pa gjak,
akull, e verbër!
* * *
Me sy të flet ZEMRA,
MENDJEN ta nxjerr goja,
Ndaj ç’bluan nga brenda,
Tek sytë do zbuloja!
* * *
Ndodh,po rrallë,
Një njeri t’ju mbetet në mendje
Pas shikimit të parë…
Mos takohen, vallë,
Shpirtrat binjakë
Me të njëjtat valë?
Më e bukura:
Në çast, të dyve,
Ju feks mendimi:
“Si fytyrë e parë!”
* * *
Ju shprehu dikush DASHURI?
Mos e përçmoni!
E ç’ju prish
Pak mirëkuptim të tregoni.
Se ku dihet,
Kthehet DASHURIA
në URREJTE
Dhe e pësoni!
* * *
Në shoqëri,
miqësi,
dashuri,
Çdo llogari:
Më jep,
të jap,
Bie erë tregëti!
* * *
Ja e deshe shumë një njeri…
Po të do aq shumë ajo?
Po të do aq shumë ai?
Nëse, jo,
Mos u ligështo!
Po,po!
Kot ligështimi, o mik,
Kur jeta flet qartë:
Hiq çastin
Kur na lë mendja
në ekstazë,
Nuk gjen, mes dy vetëve,
Dashuri të barabartë!…
E pastaj,
Nuk thonë kot, besoj:
“Në botë s’i gjen
Dy mendje njësoj!”
20 nëntor 2025