ÇERAZELA KONDI

CILA ËSHTË AJO GRUA QË MË DO PA MË PATUR?
Tregim!
Një fletë e zverdhur,e palosur me kujdes mes një libri të vjetër
që nuk e kishte hapur kurrë.
Ishte letra e nënës.
E asaj që nuk e kishte parë,që kur ishte fëmijë.
E asaj që kishte ikur pa kthyer kokën,siç i thoshte babai i tij.
Por fjalët në letër,nuk ishin fjalët e një gruaje,që ikën.
Ishin të një zemre,që kishte mbetur pezull.
Që kishte dashur,pa pasur.
Që kishte shpresuar,papritur.
” Biri im,
Nëse ndonjëherë e lexon këtë letër,dua të dish se këtu është çdo gjë e vërtetë,e pastër dhe e çiltër.
Nuk të lashë unë!
U largova,sepse nuk kish më zgjidhje.
Dhuna nuk ndalet kur hesht,por vetëm kur ikën.
Nuk të kërkoj të më falësh!
Por vetëm,të më kuptosh!
Dua të dish,që çdo natë në mërgim,kur flija vetëm,mëndja më shkonte tek ty.
Çdo punë që bëja,çdo hap që hidhja,ishte me shpresën që një ditë,do të më kërkosh.
Do të më shohësh me sytë e tu,jo me ata që të thanë të tjerët.
Ti je gjaku im!
Je arsyeja që jam gjallë!
Jam duke pritur me zemrën të hapur dhe me dashurinë,që nuk u zbeh kurrë!
Mami yt,Eva!
E lexoi përsëri letrën,dhe heshti.
Në atë heshtje,filluan pyetjet:
A është dashuria e vërtetë kur nuk kërkon kthimin?
A është i lirë njeriu,që largohet për të mos u shkatëruar?
A mund të jemi bijtë e dikujt,që nuk e kemi njohur,por që na ka dashur më shumë se vetveten?
Ai nuk e mbante mënt.
Aromën e saj!
As zërin!
Por tani,përmes fjalëve në letër,
ndjente një ngrohtësi,që nuk e kish
ndjerë kurrë.
Një lloj dashurie,që skish nevojë
për praninë,vetëm për të
vërtetën.
Nëna,nuk jetonte më!
Dhe ai nuk mund ta pyeste,por ta ndjenjte.
Mund ta falte!
Mund ta kuptonte!
Dhe në atë çast,ai nuk qe një djalë që kish humbur një nënë.
Ishte një njeri,që kish gjetur një dashuri të pastër,të heshtur
të pakushtëzuar.
Sepse ndonjëherë,dashuria më e madhe,është ajo që nuk na kërkon
të jemi aty,por që na mban gjallë.
Edhe kur nuk e dimë!!