Ç’lot të paskam hua?!Shqiponja Pazaj Veshaj

Shqiponja Pazaj Veshaj

 
Një tis i zi me tufa reje,
Ka rënë mbi botë gjithkund,
Me shtatin plagë si pre beteje,
Të gjej qetësi nuk mund!
Ky qiell i mugët u kthye kafshim
Tek dhëmbin të artat zgjime,
Pranvera krejt me lule e me bimë,
Ka hyrë pa dashur në meditime!


K’saj bote lakmia thumbon si grerëz,
Që hyn në mish, në gjak,
Poshtë hënës jetojnë miliarda njerëz,
Njerëzorë numërohen pak!


Ti, grindur shpesh, derdhesh mbi mua,
O Botë që s’gjen shërim,
Më thuaj: ç’lot të paskam hua?!,,
Që i dhemb syrit tim?


Ndoshta ti sdo ,por dëshpërimi,
Troket pareshtur ne gji,
Pastaj, ngadal fshihet besimi,
Në agun e natës përbri!


Ka mbyt pranverën përfund trishtimi
Si pluhëri një poemë,
Por lule hapur çel blerimi,
Në shpirtin tim bohem!