Çmimet e vitit apo “Njeriut të vitit” p.sh kontribuesit e jo vetëm të këtij viti por të pakohë-Emi Krosi

Emi Krosi

Tani në fundvit vrapuesit apo “kërkuesit” dhe propozuesit e çmimit të njeriut të vitit, apo njerëzve, grupeve, shoqatave, mundohen të propozojnë atë që kanë në krahë, që i jep kafe/ grada/ çmime/ poste pse jo, mund të jenë ” investitorë strategjikë”, apo që kanë ushtrinë e imazheve të Tv-ve dhe plot e plot figura të llastuara të ekranit, me tonelata stukime, që kurrë s’kanë bërë asgjë, por kanë marrë meritat e të tjerëve.

Unë, Emrije Sali Krosi, e padukshme me një celular dhe laptop, në mes të malit të librave, përditë me njerëz që u japin zë shpirtëror padrejtësive të shoqërisë shqiptare dhe shtresave të shtypura dhe të braktisura, duke punuar dhe dokumentuar padrejtësinë ndaj këtij populli, për

Çmimet e vitit apo “Njeriut të vitit” p.sh kontribuesit e jo vetëm të këtij viti por të pakohë, si:

Adi Memeti , duke promovuar kulturën/gjuhën/ letërsinë shqipe në Diasporën amerikane dhe më tej, në Nju Jork,

– Fatmir Terziu , në “Fjala e lirë” , i jep zë çdo shkruesi shqip.

Jozef Radi me portalin “Radi & Radi, si kontribut i zërave dhe shpirtrave të mbuluar me harresë, madje shekullore.

Desantila Qerimaj Rranxa, hartuesja dhe bashkëautorja e antologjisë femërore “Kjo botë shpirtnore vajzash dhe grash”.

Gazeta Destinacioni dhe Gezim Llojdia, duke mbështerur çdo zë të ri dhe bashkëkohor.

Halil Rama , gazetari i kundogjendur në terrenin e çdo eventi kulturor-artistik.

– “Klubi i letrave Ndoc Gjetja” Lezhë, për misionin e përvitshëm, ndaj/për artin dhe kulturën shqipe në të gjitha trojet.

– Gazetari Osman Stafa , denoncuesi i skandalit të onkologjikut.

-Gazetarja Eva Dori , me emisionin “Albanis Dreams” në SHBA. –Moza Shehi, me emisionin rodiofonik “Fol dhe ti” , duke u dhënë zë të pazëshmëve.

– “Radio Shkëlzeni”, si një kontribut i vlerave socio -shoqërore, në debate dhe dëgjesa publike dhe sidomos me emisionin “Ora poetike” me Aleksander Shallvari dhe Mimoza Hoxha Agastra .

Mujo Bucpapaj, me gazetën letraro-kulturologjike

“Nacional”.

– Angela Kosta , promovuesja e kulturës shqipe në Itali dhe në botë.

Robert Martiko , në zë i veçantë në promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Greqi dhe më gjerë.

Ilir Vrenozi , njeriu i guximshëm për të vërtetën.

Adriana Kalaja , “vrasësja” mizore e e merimangave të kurrupsionit gjigand.

JOQ Albania , një ndër portalet gazetareske që denoncon/informon/ kritikon çdo fenomen pozitiv dhe negativ duke e bërë lajm dhe meme.

Ka dhe shumë bleta punëtore, por nuk më vijnë emrat etj…etj…

A doni më për Belulin?

©Copyright EMI KROSI.