Çobanesha-Veron Hoxhaj

Çobanesha
Malit lart u ngjita
Ku kishte trëndelinë
Syt më panë çobankën
Ulur mbi dëllinjë.
Lule gjelbërimi
Mbi atë vargmalë
Çobaneshka e bukur
Me trupin si ngjalë.


Ulur mbi një gurë
Dhe hante nje ftua
I thirra nga larg
Të më jepte pak dhe mua.


Qeshi mu afrua
Dhe më dha pak ftua
Sytë e saj te ndezur
Më shkrumbitën mua.


Delet, në kullotë
Thëllëza këndonte
Çobaneshke bukur
Mua më shikonte.


Folem gjatë dhe gjerë
Për rutinën jetë
Duksh çobaneshka
në shpirt kishte siklet


Sikleti i shpirti ishte dashuria
Te çdo fshat shqiptar kishte ik njerzia
Çobaneshka vetëm në atë varg mal
I ishl ndezur shpirti të puthte një djalë.
Llotari e kisha unë atë sorkadhe
E bukur si hëna dhe me leshin zvarre
Atje unë qëndrova në ate vargmal
Ja shuajta sikletin atje shtrirë mbi barë.