Ç’të them vallë-Mimoza Halili

Ç’TË THEM VALLË

Ç’ti them heshtjes që ndrron shpesh ngjyrën në sy

Si baresha në stan e vetmuar i bie fyellit me nge.

Përndjek perëndimin e diellit që sekretet mbledh aty

Rebele enigmën e zemrës nuhat e nën rreze ma fsheh.

Ç’thotë vallë mes zhurmës së ditës,po ti

ç’thua?

Koralet gazmore timbojnë si pikë uji në shatërvan.

Si harabeli kur zhyt sqepin në pellg u gëzua

Nga shtegtimi i largët pret nënën t’i vijë pranë.

Ç’të them, kur aventurat e kohës godasin si shtizë

Ndonjëherë ngatërron numrat në teorinë e Ajnshtajnit.

Kurdiset si ora elektonike në bateri pa prizë

Dhe dallga e jetës rrotullohet si varka e

Magelanit.

Eh,të kisha një varkë Noe,një fole mes yjeve panumërim

T’i këndoj fëmijës ninullat kur qesh në gjumë.

T’i tregoj për të ardhmen e bukur që zbardh në agim

Mes vështirësive s’harroj të them jetë- të dua shumë!

Ç’të flas për ëndrrën që lazdrohet si fëmijë pafaj

Dimër,behar përzgjedh diellin si jorgan velenxe.

Por,kur shoh djemtë t’i bien botës skaj më skaj

Padrejtësitë më djegin trupin si hithri e spece djegëse.

Ç’ti premton foshnjës së porsalindur,ç’ti them?

Kur sheh lulet me gjelbërim i duket bota e bukur.

Pasiguria përvjedh sinorët në defteret e rremë

Korrupsioni ngre banket karnavali me drita fikur.

Kush e gjeti busullën e të drejtës në plagën mjerim?

As era e marrë kur shtyn rrotën e drithit te mulliri.

Vitrinat me çmimet e larta si tregu manipulim

Në kuletën e boshtë pikon shiu si kokërr ullirri.

E dua agimin e bardhë që hap portën e ditës së re

Sa dëgjoj sinjalin e këmbanës as vrapin se ndal.

Ylberi i shpresës me sharm hedh ngjyrat përmbi re

Kërkoj ta kap,por fshihet tinëz si hëna lartë në mal.

Ç’të them,në më duket vetja sikur kam hipur mbi kalë?!

Hë,më thuaj pse hesht e kur pyet ç’të them vallë?

Për ç’ka më sheh syri nuk gjej preteks as fjalë

Në çdo peshë të logjikës si kontrast ndiej vetëm mall!

Ç’të them vallë,ç’të them?

Botuar ne librin

“ÇAMËRI DJEP I SHQIPONJËS”