Çubrilioviçi dhe shqipfolësit e të gjitha trevave shërbëtorë të tij kundër shqiptarizmit!Genta Kaloçi

Çubrilioviçi dhe shqipfolësit e të gjitha trevave shërbëtorë të tij kundër shqiptarizmit!

7 tetor 2022

Çubriloviçi ka formuluar memorandumin “Dëbimi i shqiptarëve” më 7 mars 1937 ja paraqiti qeverisë mbretërore të Stojadonoviçit. Ky material shërben edhe sot e kësaj dite si platforma kryesore për të çbërë shqiptarizmën nga gjeneza e saj duke sulmuar gjuhën, kulturën, gjakun e popullsisë sonë në të gjitha trojet shqipfolëse të rajonit.

Ky tekst konfirmon politikën antishqiptare në tre dekada dhjerokracie të metaberishizmit me shokë!

Fatkeqësia kombëtare me një popullsi pa gjak!

Në tre dekada e gjys ky plan projekt është realizuar plotësisht nga ju dhe tutorët tuaj politikanë nën qoskat pd, ps, lesheli/pl shpk si dhe partiçkave shqipfolëse antishqiptare në kosovë, mal i zi, maqedoni e gjetkë.

Ndërsa pyetja që lind natyrshëm është për ju 10 milion shqipfolësit se çfarë bëtë për vendin, kombin, shtetin; Përveç se e zbatuat pa hezitim!

Më poshtë materiali;

Vaso Çubrioloviq

(Akademik serb )

“Ne Sërbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët. Nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre. Nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre. Nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.

Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën!

Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’u mohojmë origjinën ilire, epiriote dardane dhe t’u vrasin krenarinë ilire, t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijme simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht, t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre. Njëkohësisht t’u rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta përvetësojmë ne.

Dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë!

Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb.”

– Në Kosovë i zhbënë shqiptarët me xhamitë e imamët, u prishën gjenezën e tyre me emra e besime antishqiptare nga njëra anë dhe nga ana tjetër Tito u dha “lirinë e pashaporta” të vetlargoheshin nga vendlindja. Gjatë e pas lufte plasën qindra pashaporta të huaja për ti dëbuar e për të ikur nga sytë këmbët nëpër botë.

– Në Mal të zi e bosnje u’a kanë hequr emrat arbnorë e mbiemrat u’a kanë zëvendësuar me emra fetarë arabë e me prapashtesa viçash sllavë dhe i ka vënë të vriten me njëri tjetrin për çështje feje e jo vetëm.

– Serbia, ata pak shqipfolës i ktheu në agjent kundër vetes dhe patriotëve të tyre shqiptarë.

– Në Shqipëri i kthyen veriorët në bullgarë, gollobordas, grekë, serb, sllavë për të marrë pashaporta e për të mohuar veten. Në jug i kthyen në voriolesh me emra fetar ortodoks e pagëzime në kolibithrën e kishave antishqiptare të janullatosit e metaberishës për pensione e pashaporta nga greqia. Kthyen eshtrat e kockat e kafshëve në varreza ushtarësh grekë për të përfituar të drejta mbi teritoret tona dhe të gjitha këto me bekimet e politikës antishqiptare në Tiranë e në gjithë trevat tona shqiptare.

– Në Maqedoni, miliona ortodoks u kthyen brenda natës në sllavë dhe pjesa tjetër kujtuan se do mbroheshin nën fenë myslimane dhe u bënë më të krishterë se krishti e më myslimanë se muhameti. Shqiptarë të vërtetë nuk ka asnjë. Shqipfolësit e mbetur veiten për kockat e mbetura që u hedhin politika sllave e Shkupit në dëm të çështjes shqiptare.

Të gjitha këto nga individë që mbështillen me flamurin, me qeleshe në kokë e duke bërë sorrat me duar pa gjak e pa ndërgjegje shqiptari.

Doni më për belulin??

Përvojat tuaja antishqiptare të shtetit tuaj amë, ose shtetit ku jetoni jashtë shënojini më poshtë në mënyrë që të jetë një grusht kundër politikave antishqiptare, të cilat i denoncojmë dhe nuk i pranojmë.

Ju falenderojmë paraprakisht.

*Çubrilioviçi – për më shumë kliko më poshtë;

“Dëbimi i shqiptarëve – Wikipedia” https://sq.m.wikipedia.org/…/D%C3%ABbimi_i_shqiptar%C3…