Dashuria ime!Shire Dhima

Shire Dhima

Ti dashuri qënke pa skaj

unë të ngjaj ty, ti i ngjan asaj

jeni botë përtej botëve

jeni fryma e dalë prej lotëve.

Jeni gjithçka ,jeni pafund

ti dashuri sa më përkund

ku shkon drita,ato gjurma ke ti

univers që s’mbytet në thellësi.

Se di ç’më jep ,kur ju shoh ju

shoh diell që qesh në qiellin blu

horizontin shoh që flatëron

shoh lumturinë që më mbulon.

Jeni rreth meje,dritë në orbitë

mjalti i zemrës ,qënkan fëmijtë

stinën e moshës ,e hedh pas krahëve

dallgët e jetës,shkrihen mes valëve.

Edhe e ikur ,sikur të jem

shtrat oksigjeni përsëri do kem

do marrë frymë në përjetësi

T’përshëndes nga lart, k’to dashuri.