Dëshira e mirë-Gjeorgjina Kapa

Gjeorgjina Kapa

Dëshira e mirë

Ah, dëshira është si një ëndërr kristali

Që trazon dhe retë me mjegullimë

Eshtë ajo era e freskët ne maj mali

Eshtë lëndina e bukur me trendëlinë.

Eshtë ai zogu që ndërton çerdhe

Ai ylberi që bie përtej në brinjë

Është bilbili që këndon mes dege

Ngjan me lulet kur lëshojnë filizë

Është hëna verdhullore kur ndriçon

Ajo rrezja që vjen në agim me brengë.

Ai uji që bëhet ujëvarë që shkumbon

Është porta ku dikush ëmbël troket

Është dashuria e parë e prerë në mes.

Është trëndafil që sython në maj

Ajo pritja e gjatë që pret e pret

Është jeta me të mirat e të këqijat në radhë

Eshtë ai flladi i detit me dallgë

Me pulëbardha e zgalema në mes

Është rëra e detit që preket me hap

Është shoqëria e re që ke në jetë.

Është një kurorë që të rri si dhuratë

Është një fjalë që të vjen kur s’e pret

Është një çudi kur ti e se ke mëndjen fare

Tjetër çadër që kërkon të mundë rrebesh

Gjeorgjina Kapaj

Athinë 28/10/2025