Dëshira e pathënë- Kujtim N. Mullai

DËSHIRA E PATHËNË

– Po më ik,e dashur,

Me zogjtë shtegtarë!

Ah,kjo stinë dimri,

Do na shkojë të ndarë!…

– Eh…,sa egoiste,

Qënka dashuria!

Më bën të mendoj

Veç vuajtjet e mia!

Janë lule, i dashur,

Dhimbjet nga malli;

Frika më e madhe,

Mos ju shuhet zjarri!…