LEFTER SHOMO
ELENI FOTAQI-LULESHQERRA(ΜΑΡΓΑΡΙΤΑ)
Më do djali, s’ më do djali,
Ç’do të bëhet, si shkon halli
Fol një fjalë, di të mbaj të fshehtë
Asnjeriu unë s’ ia them
Le të qaj në çdo një fletë
Luleshqerrë më thuaj ç’do më gjejë.
Fletë dy, një tjetër shtuar
Ah, të më dojë dhe mua
Ja, tre fletë, pesë fletë
Fol, pra, fol o luleshqerrë
Gjashtë shtatë, nëntë e tetë
Të tregoj se jam burrneshë
Luleshqerrë më thuaj ç’do më gjejë.
Një e fundme fletë skaji
Unë të vras po s’ të kam fajin
Thuaj se më do të ta kem borxh
Mos më ler o luleshqerrë…
Ja tek është, shihe, vërreje
Tjeta ,luleshqerrë të falënderoj…
Shqipëroi: Lefter ShomoK/523e.f. α.
Fletë dy ,një tjetër shtuar……..

