Dëshmori Muhamet Brahim Muharremi-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Dëshmori Muhamet Brahim Muharremi

U lind, më 01 mars 1971, në fshatin Lybishtë-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërda të mesmën në qytetin e Vitisë.

Muhameti nga dhjetori i vitit 1998 u aktivizua në njësitin e II-të të UÇK-së, ai më 05 prill të vitit 1999, fshati Lubishtë ishte rrethua me milicë, ushtarë e paramilitarë serb. Urdhri ishte nga komanda e njësiteve të UÇK-së që mos të ketë konfrontime me terroristët serb, nga se fshati ishte i stërngarkuar me popullatë civile, të cilët kishin ardhur nga fshatrat tjerë për tu strehuar në fshatin Lubishtë. Prandaj ishte arsyeja që njësitet e UÇK-së të tërhiqeshin, por dy aktivistët, Muhameti e Mustafa u kapën dhe u maltretuan brutalisht nga paramilitarë serb, që iu kërkonin emrat e ushtarëve të UÇK-së që gjendeshin në fshat, por pasi dytë nuk dhanë asnjë emër ata u pushkatuan. Muhameti e Mustafa kaluanë në radhën e dëshmorëve në përjetësi…

Dëshmori Muhamet Muharremi!

Që nga viti nëntëdhjetë e tetë,
vullnetar n’luftë është lajmruar vet!
Në Brigadën “Gursel e Bajram Sylejmani”,
trimin pa frikë e donë vatani!

Luftëtari trim nga Lubishta e Vitisë,
n’detyra ushtarake të hierarkisë!
Që atdheu t’ketë liri,
s’kursej trimi jetën e tij!
Muhamet Brahim Muharremi, ra në përjetësi,
veç atdheu të gëzoj liri!...
Nga Lubishta e Vitisë,
emri i tij rreze lirisë!...
Liri t’kemi thotë; ore vëlla,
n’prita t’shkjaut n’Lubishtë ra!
Emri i tij jep krenari,
të punohet për drejtësi!
Të pavdekur dëshmorët janë,
t’këqijat n’shqipe vend nuk kanë!

Porosi e atdhetarit,
me i ngritë naltë zërin shqiptarit!
Të ndriçuar jem n’amshim,
populli ynë mos t’ketë dështim!

Shkruar nga Sami ARIFI