Emi Krosi

A është 8 dhjetori dita e rinisë? A e dinë ata se çfarë përfaqëson kjo datë? A janë të rinjë sot palë dhe protagonistë, në ndryshimet e Shqipërisë së pas viteve ’90-të, po aq idealistë? Besoj se jo! Në kafenetë plot tym dhe muzikë, të rinjtë tymosin të pashqetësuar. Ata, nuk pyeten. Nuk dëgjohen. Nuk u shkon fjala, por as kanë dëshirë të jenë dëshmitarë dhe vetërregullatorë të një shoqërie më pro/europiane. Me motivin se ata janë pa përvojë( ku të lënë veteranët me plot përvojë dhe rrëfimtarë arabeskë të “ndërtimit të socializmit”), që të rinjtë të jenë pjesë e shtetbërjes/lidershipit/ vendimmarrjes apo dhe ligjvënies.
Ata pinë pak bar, pak koka, cigare, “ndonjë aventurë të vogël” që i bën heronj të heshtur dhe ikja…ikja…ikja matanë/përtej oqeanit, vetëm të ikin sepse ky vend nuk bëhet.
Në rrëfimin e Mujo Bucpapaj , “Pesë ditët historike të dhjetorit 1990″, ndalet tek gjeneza e revoltës të së rinisë së kohës, që shumëpak ka ndryshuar sistemi politik, kur shkruan se ” nuk ka në botë ide më mbizoteruese se sa ideja e lirisë”, por këto të rinjtë e sotëm, liri quajnë lundrimin në “ujërat” digjitale, të Instagramit, Tik-tokut apo “dashnorë” të inteligjencës virtuale dhe “prè” e markave të makinave. Sa për librat, mjafton vetëm të shkojnë në shkollë, të bëjnë ndonjë sherr të vogël thikash ( të motivuar nga Snapi [Snapchati[) për çupka instagrami dhe quhen “heronjtë” e harruar të ditës, por të lavdëduar “të sherreve”.
Vërtetë të rinjtë, nuk dëgjohen/përjashtohen/anatemohen/fyhen/mënjanohen si të papërvojë, por janë pjesa vitale e kombit që po shkërmoqet çdo ditë, pasi gjymtyrët e tij të plakura nuk furnizohen me gjak, kështuqë çdo ditë truri plaket dhe gjymtyrët demencohen, deri në “ngrirjen” totale.
Por, të rinjtë (që nuk dinë se çfarë përfaqëson 8 dhjetori), kënaqen me një ditë pushim nga shkolla dhe shijojnë ndonjë nargjile qetë-qetë. Por, ata të rinj që guxojnë të përballen me sistemin, kanë njëmijë ferra dhe gjemba duke ua pamundësuar jo vetëm jetën por dhe çdo inciativë rinore , nëse nuk janë pjesë e sistemit.
Më thoni tani, a kamë të drejtë të rinjtë të largohen? Patjetër që po! Kur adoleshentët vriten dhe theren me thika dhe shteti hesht ( si zënka kalamajsh), kurse mësuesit janë thjesht “roje shkolle” duke i zhveshur nga çdo lloj roli edukativo-mësimor. Ata, pra mësuesit vetëm duhet të “rrinë urtë”, se shkollat drejtohen nga “të fortët”, që kërcënohen nga prindërit po analfabetë ( ca zengjinë të rinj hajdutë dhe drogaxhinj), që të mos preket fëmija, duke i bërë ose vrasës, ose emigratë dhe më pas kontigjentë burgjesh dhe mafiozë nëpër Europë. Ky duhet të jetë imazhi i rinisë shqiptare, sot në 8 dhjetor 2025 -së? Si mund ta ndryshojmë? Vetë të rinjtë duhet të protestojnë fuqishëm dhe të jenë lokomotiva e një Shqipërie vërtet demokatike, sepse liria fillon, aty ku mbaron frika.
©Copyright EMI KROSI.