DITA E TË DASHURUARVE
Në çdo ditë të vitit ka dashuri, ka jetë
Është fakt, është më se e vërtetë
14 Shkurti dallohet nga ditë të tjera
Për të dashuruarit më shumë rrah zemra!
Dita e Shën Valentinit vjen si përhera
Në katër anët e botës sjell freski si era
Bashkon gjithë shpirtrat e dashuruar
Këtë festë të bukur për ta festuar!
Me nga një trëndafil të kuq në dorë
Mbështjellur bukur me plot aromë
Urojnë njëri-tjetrin me puthje e përqafim
Zemra për zemrën ndjen shumë gëzim!
Në mes gjinive të ndryshme, grua e burrë
Dashuria e sinqertë mos mungoftë kurrë
Paqe e dashuri gjithmonë le të ketë
Gëzime e lumturi për të gjithë në këtë jetë!
