7 Mars – Dita Kombëtare e Mësuesit

Gëzuar!
Në ish Korçën e vjetër, në Mësonjëtoren e parë,
nisi rrugëtimi i gjuhës shqipe me shkronjat,
me mësuesin e nderuar, Pandeli Sotiri.
Ti, mësues, nuk je thjesht një emër…
Je shpirti që mban gjallë historinë e vendit.
Me mirënjohje kujtoj mësuesin tim të parë.
Sot ju jeni i ndjerë, por kam nostalgji e mall
për shkumësin që të tretej nëpër duar,
për shkronjat që vizatoje me durim.
Mbolle dritë në mendje të pashuar.
Çdo fjalë e juaj, një gur i çmuar në kala.
Çdo këshillë e juaj, një dritë e fortë në errësirë.
Për mua mbetesh udhëheqës i madh i dijes.
Si një prind i dytë, për më të mirën kërkonit.
Botën na e bëtë çdo ditë më të bukur për të jetuar.
Mësuesi im i dashur, je emër i shenjtë.
Na mësove, na edukove me dije dhe vlerë.
Falë punës suaj, jemi më të lumtur në jetë.
Mbeteni i përjetshëm me veprën tuaj
në mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë.