Dy bulëza dashurie-Kujtim N. Mullai

Kujtim N. Mullai

DY BULËZA DASHURIE 
* * *
Ç'është kështu me dashurinë?
Moshë nuk njeh, pa mend të le;
Flatra të jep, ta shton fuqinë,
Në tokë a n'qiell, nuk di ku je!
* * *
Ndize zjarrin!...
Erdha!...
M'i ndrit sytë,
me shikimet e tua!
M'i ngroh duart,
me prekjet e tua!
M'i digj buzët,
me puthjet e tua!
Kështu, pra,...
të më duash,
siç të dua!
3 janar 2026