E artë mes dashurive!…Evis Kotte

Evis Kotte

E artë mes dashurive!…

Mbuluar me gjethe,
jeshile, të arta.
Sa mall kam!, – pëshpëriti toka.
Mallin e një stine,
mbuluar me gjethe.
Ku shkel këmba,
mbledh kujtime.
Tokë e bekuar,
e paharruar në stinën e saj,
e gjelbër, e lulëzuar.
E artë mes dashurive!…

Evis Kotte