E mira motër
Kisha një motër lindur si sot Shkurti,
Mimozë erëmirë
Sa herë e kujtoj më dridhet trupi
Aroma e saj trëndafil.
E ëmbël fjalë e saj mjaltë
Eh ç’aromë motre…Vinte pas nënës
Ajo më mësoi t’hapja petët
Dhe ison labe ti mbaja këngës
Mbrëmjeve më tregonte përralla të bukura
Kur gjumi më zinte papritur tek oxhaku
Flokët gërshet mi lidhte mbi supe
Mos digjesha s’e linte meraku
Sa herë vjen Shkurti me qiell gri,
kambanat e shpirtit zënë gjëmojnë
Muret e zemrës rënkojnë nga dhimbja
E s’ka tejman prifti që më qetson
E shkuan dimra pranverat ikën
Vite larg ajo larguar
Me ne s’feston por veç me ëngjëjt
Motër datëlindjen tënde se kam harruar
E mira motër... Mimozë shkurti
Ty dimri i jetës të thau para kohe
Lastar të çelje si shoqet nuk të la
Ndaj shpirtit më pikojnë lumenjë llohe