Nji pikë lotit ra prej vijës t’jetës,
e syni i nxanun mat,
u mbyll.
Labirintet e t’panjohunës m’humbën,
e si e pa’fe shitita tuj dasht ikjet.
N’grack u ndjeva ,
n’vendet ku m’mohun,
se s’isha unë.
Deshta me t’lanë t’shkrueme diçka,
se koha m’ka rrëfye misteret,
unë i di , i ndjej mornica nëpër trup.
Jan shkrue ligjet ,
vendosë jan kodet e padishifrueme.
Se unë e ti , Jena t’njajtë ?!
Veç m’kallxo ku e ka derën zani,
tesh kam hesht se po fola?!
Po fola ?!
( e di se diku kena prep me u gjetë ),
se jo këtu ,n’tjetrën jet .
A thue ka ?!
Nji pikë lotit prej vijës t’jetës ra,
ashtu n’heshtje rrëshkitë nëpër faqe…
i pa’za.
Autore:
Donike Rrethej .
