“Edhe Mbreti Rikard kurohet me art”- Nga Giuliana Donzello-Përktheu: Angela Kosta



Nga Giuliana Donzello

“…Kjo muzikë po më çmend. Bëjeni të ndalet – ulëret Rikardi II në skenën V të operas shekspiriane, por, për ta pranuar edhe pse ka shpënë të çmendur drejt arsyes, përsa më përket mua, duket sikur e bëj të humbasë. Megjithatë, qoftë i bekuar ai që ma dhuron, sepse është një shenjë dashurie, dhe dashuria për Rikardin  është një xhevahir i rrallë në këtë botë nepërkash.”

Të gjitha artet janë një akt dashurie kur bëhen një instrument “kure”, ose për ta cituar me Aristotelin: një “përkujdesje” ndaj personit që ndodhet në kushte nevoje, jo sigurisht një terapi mjekësore. Ndërkohë, të gjitha ndërhyrjet, mund të marrin përsipër synime parandaluese, rehabilituese apo psikoterapeutike dhe t’u drejtohen përdoruesve të ndryshëm: fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, si dhe të japin përgjigje në fushën e vartësive, sjelljeve transgresive, çrregullimeve të të ushqyerit dhe në sferën e mirëqenies.
Në veçanti, në arteterapinë me orientim dinamik që i referohet modelit të shenjave, të ngjyrës dhe volumeve plastike, vëmendja nuk drejtohet te treguesi psikologjik i produkteve të realizuara, e aq më pak te një lloj trajnimi artistik, detyra e të cilit mund të keqkuptohet si përpjekje për ta bërë pacientin artist. Detyra e saj specifike është të deshifrojë gjuhën grafiko-plastike ose të ngjyrave, si pasqyrim i përvojave njerëzore.
Është fakt, përkthimi vizual dhe konkret i imazheve ai që i bën ato të ndara, falë strategjisë bazë të terapistit, dhe që u lejon atyre që bëjnë arteterapi të njohin dëshirat e tyre, të ndërgjegjësohen për traumat dhe shqetësimet, të “përqafojnë” aspiratat e veta, të cilat në të kundërtën, do të mbeteshin të përgjumura dhe të pakuptueshme. Brenda një mjedisi marrëdhënieje të mbrojtur dhe të mbështetur nga një rrugëtim i dentifikuar, i garantuar nga shenjat, format dhe materia në përgjithësi, realizohen fuqizimi dhe mundësia për t’u shprehur, domethënë të menaxhojë gjendjen vetjake të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Qëllimi i arteterapistit nuk është të përdorë një produkt artistik për të zbuluar talente, por mundësisht të realizojë një marrëdhënie empatike me personin, dhe t’i afrohet përvojës së brendshme që produkti përçon.
Në fakt, është pikërisht përdorimi i artit dhe i ritualeve të tij, prej kohësh prerogativë e artistëve, i cili sugjerohet si një kod i përbashkët, i aftë t’u ofrojë përfituesve mundësinë për të ndërmarrë një punë introspektive dhe të kuptueshme brenda një marrëdhënieje të transportuar vetëdijeje.

A nuk rrezikohet vallë abuzimi me terma si “liria e shprehjes”, “arratisja në fantazi” apo “afirmim i vetvetes” në kontekste të veçanta, ku këto shprehje mund të rezultojnë të papërshtatshme dhe të papajtueshme?
Duke dashur ta çlirojmë artin nga një lloj rrjeti që e dëshiron të dënuar protesta e një individi të vetmuar, dhe për këtë edhe madhështor, kundër shoqërisë jo në mirëqenie si dhe të padrejtë, do të duhej të vihej në pah sesa ndërtim ka në art, organizim, kërkim, përdorim të një kodi me rregullat vetjake; apo ajo përputhje me të vepruarin që ua bën të kuptueshme edhe të tjerëve përmbajtjet e veta, duke u bërë mjet dhe lidhje me shoqërinë dhe zë i përvuajtjes dhe i sikletit. Sfida e parë është ajo e njohjes dhe e vënies në praktikë të rregullave duke filluar nga përdorimi i materialeve, te përdorimi i ngjyrave dhe i teknikave të pikturës; nga organizimi i hapësirës grafike tek zhvillimi i tredimensionalitetit në modelime, apo nga mënyra se si të tjerët në të kaluarën kanë arritur t’i përvetësojnë dhe të përballen me kode të ndryshme shprehëse.

Sidomos për subjektet me çrregullime psikike, këto rregulla janë shumë më të pranueshme sesa ato të imponuara nga ai realitet, nga ku është bërë zgjedhja të qëndrohet në skaje.
Kur ky proces vihet në lëvizje, arrin ta mbajë nën kontroll dhe ta zëvendësojë shkatërrimin me kënaqësinë e krijimit, e kështu, pacienti përfundon duke pranuar rregullat.
Është pikërisht “procesi i identifikimit” të autorit me objektin e prodhuar, me ndihmën e marrëdhënies terapeutike, ai që mundëson evolucionin drejt vlerësimit të kënaqshëm.

Pra, ajo që u intereson arteterapive janë, dinamikat që vihen në veprim, kur ndjesia dhe e njohura të cilat i përkasin çdokujt, derdhen e çlirojnë energjinë, por edhe vuajtjen, për t’u bërë të dukshme dhe të perceptueshme për botën e jashtme, asaj të tjetrit nga ne dhe mjedisit.

Përktheu: Angela Kosta