Besnik Memelli

EH O ZOT
Eh O Zot, çfarë ke qëndisur,
Një botë të tërë, ke molloisur,
Mua sikur, më ke braktisur ?
Që në djep, më ke prangosur.
Sapo hedh, një gur në lumë,
Si sapun, më shkrihet shpejt,
Të kam dashur, të dua shumë,
Mëndjen ma ke,çoroditur krejt.
Kam gjithë jetën, që po luftoj,
S’kam arritur çfarë dua, çudi,
Në mes humbjesh, ç’po notoj,
Sëbashku,s’ramë kurrë në ujdi.
Eh ! Mor zot, ku e ke barazinë ?
Përse me hile, na paske ndarë ?
Përse mes nesh, ke futur zilinë ?
Ndaj bota sot, është si e marë.
Njerëzit, sa vijnë e ndryshojnë,
Ky ndryshim,po shkon për dreq,
Mëndjen dot, s’po menazhojnë,
Mjer i sinqerti, sot se ç’po heq.
Vullkani me halle, llavë e zjarr,
Ç’do ditë përvëlon më shumë,
A thua qetësi, do kemi në varr ?!
Apo dhe atje, do kemi traumë ?!
Unë vërtet, kam krijuar botën,
Por k’të botë e shkatëruat vetë,
Unë vërtet, kam dhuruar jetën,
Por e bëtë lanet, vetë k’të jetë.
Ndaj mos kërkoni,qiqra në hell,
Sepse k'të hell,ju e dogjët vetë,
Ç'fare ti japësh jetës, ajo të sjell,
Unë jam mbi ju,mburojë në jetë.