Eja moj e bukur!Shire Dhima

Eja moj e bukur!

Eja moj e bukur,syrin si gajtan

kjo zemër po dridhet ,kërkon të ketë pranë

pak nga fryma jote, sa t’punoj kjo zemër

gjithë aromën tënde,do ja shkruaj me emër.

Eja moj sy shkruar, të lexoj dy fjalë

sa fjalë magjike,më vijnë valë valë

fëshfërima e flokve,si zanë në livadh

më ngjan me fllad vjeshte, më ngjan aromë dardhë.

Eja moj belë hollë, moj të marrtë era

porsi gjethe vjeshte, t’më ulesh tek dera

jam ulur tek pragu,po pres të vish ti

gjithë këtë zjarre vjeshte,t’a kthejmë dashuri.

Eja gjeraqinë,merr krah nga veriu

nën dashurinë time , t’i futu dhe fshihu

eja për dy sytë,se ti mi ke marrë

më përpive fare, tek ty ndjehem gjallë!

Eja me k’të vjeshtë, të vesh me argjend

si t’i dhe vjeshta ,më latë pa mend

dhe frutat po ndizen,e ëmbël je ti

t’i qënke frut vjeshte, më fal një shkëndijë!

Eja ti moj flutur,kam lule në shpirt

gjithë dhomat e zemrës,shkëlqejnë vetëm dritë

në krah dashurie,kam shtruar aromë

dëgjoma pak zemrën, për ty gurgullon!

Dëgjoma pak zemrën,po të pret krahapur

gjithë ndjenjat e trupit,pas teje janë kapur

ti preki një çik,sa të marin flak

mbi prush dashurie,t’a shkruajmë këtë fat!