Kastriot Malo

Ëndërr që më erdhe
Një ëndërr më solli aty një natë,
në atë gardh të qepur me thupra,
mbështeta supet e lodhur një çast,
i dehur nga lulet që kish çelur kulpra*.
I mbylla sytë ashtu mbas gardhit,
pa nisi të fryjë një fllad i ngrohtë,
mu shfaqën tutje ca kujtime malli,
me vete pëshpërisja:- o dreq o botë.
Në mendje erdhën histori të vjetra,
të tjerra hollë nga pleq me rrudha jete.
Kujdes me gardhin në sinorin e tjetrit,
makutërinë mos e tërhiq osh për vete.
Mu shfaq ajo pllakë e lëmuar guri,
ku inicialet tona aty kishim gdhendur,
ishin zhytyr thellë gërmat dhe një zemër,
mbuluar nga myshku i shirave të dëndur.
Filluam të qeshnim me të madhe,
pastaj në sy u pamë të dy të trembur,
pllakën kërkonim ta bënim thërrime,
për t’u ruajtur nga kjo botë e nëmur.
Etjen zumë t’a shuaim në ca dardhë,
të shartuara mbi gorrica në një pllajë,
u velëm nga lëngu dhe aroma e tyre,
tek thithnim nektarin e gishtave tanë.
Nën hijen e rëndë të një lisi shekullor,
mes lulesh u shtrimë me pallto mbuluar,
në gjoksin tim lehtë e mbështete kokën,
numuronim yjet që s’kishin të mbaruar.
Pastaj ju dhamë tutje gjelbërimit,
tërfilit, qershisë dhe luleve të xanës,
pranvera iku për ne nuk ishte më stinë,
vendin ja la adoleshencës sonë të e largët.
*Kulpra: (bime kacavjerrëse).
©️✍️k. malo, 2018.