Ëndrra, që ngeli ëndërr..!Tomi Buzi

I shte koha e një stuhie plot mjergull,

zbriti me tërsëllimën e një rrebeshi,

fundi i një perandorie të zezë, të vdekur,

që endej reth simbolit të sajë ,

tek sheshi !

Një popull i vrarë, i shtypur, i etur për liri,

po derdhej si dallgë e shkumëzuar deti..

aty, ku sheshi mori emrin: Demokraci !

Diktatura u përpëlit, mbi jetën e një studenti !

Aty ishte ‘oqeani’ që mblodhi ‘përrenjtë’ rethë vetes,

krenarin e fjetur të një shpirti të etur,

të vrarë,

aty ku diktatura pasqyronte ‘madhështin’ e jetës..

mbi lotë nënash, për djemtë në plumbë, e litar !

Në sheshe derdhej dufi, e zyrave tirej tjetër ‘fill’..

nën thirrjet e shpirtërave që kërkonin liri, demokraci ,

djallëzia po thurte të tjera plane, me të njëjtin trill..

në ‘perganenën’ e amaneteve, me një model të ‘ri’ !

‘Buzëqeshja’ e zyrave perandorake, po endej..

Mbi ‘delirin’ e një populli të dobët , të vrarë ,

lërini ! Thanë, të brohorasin mbas litarit

pa ‘derte’..

ku kemi lidhur ‘demokracinë’, ta tërheqin zvarrë !

Hidhuni ‘mollë’ të ëmbla ti kafshojnë me dëshirë,

duke rendur pas litarit, si kuajt që shijnë grurë,

ata do punojnë, ç’do ditë e natë, deri në të gdhirë,

duke mbushur xhepat tanë, me para më shumë !

Vitet rrodhën shpejtë, demokracia mbeti zyrave, kyçur,

anemike, pa ‘dializën’ e një revolucioni popullor,

regjimi ushqehej me ende me gjakun e zhuritur..

të mëndjeve të varfëra, nën këmborën e një dashi përçor !

Ku vallë rinë fshehur sot lotët e një kohe plot zgjyrë,

kapërdirë nga injoranca e ‘delirit’ për poste dhe ofiqe,

sot ‘demokracia’ tërhiqet zvarrë nga pinjollë të ndyrë..

të Mukjes, Katovicës, dhe pergamenës, sllavo-komuniste !

Farëra që era i ka përhapur në hartën e Shqipërisë,

mbinë kësaj toke përsëri, vaditur nga tradhëtia ,

pergamena sllavo-komuniste, ‘dhjata’ e re e skllavërisë,

sotë po bekohet, si ‘shënjt’..

aty ku është burgosur LIRIA !

Tridhjet e katër vjet, nën diell të ‘vrarë’, të mjergulluar..

nën piskamën therëse, të një ‘rebeshi’ pa erë e shi,

tërsëllima ka mbetur atje :’Demokraci’, e përçudnuar !..

Që sotë është simbolë, i të vrarës së përjetëshme, Liri !

Në përkujtim të 8 Dhjetorit ! 1990-të !

…Por që ngeli thjeshtë si dita simbol e në demokracie të përdhosur !…

Tomi Buzi.