Fëmijëria – Childhood-Ariel Bella

Fëmijëria | Childhood

Shqip

Fëmijëria më shikon nga larg,

më kujton çastet e pafajshme,

më kujton ëndrrat e mia,

të bukurat gëzime.

Më kujton mësuesen e klasës së parë,

abetaren që mbajta në duar,

shokun e bangës

në radhën e parë.

Lëndinat ku lodroja

me shoqet e mia,

kukullën prej leckash

që mbaja në krahët e mi.

Të bukurat kordele

mbi flokët e zinj.

Dhe sonte them me vete në heshtje:

ah, sikur të isha prapë

në vegjëlinë time.

English

Childhood looks at me from afar,

reminds me of innocent moments,

reminds me of my dreams,

those beautiful joys.

It reminds me of my first-grade teacher,

the alphabet book I held in my hands,

the desk mate

in the front row.

The meadows where I played

with my friends,

the cloth doll

I held in my arms.

The beautiful ribbons

in my black hair.

And tonight I say to myself in silence:

ah, if only I could be again

in my childhood.