Femijët të gezojnë-Masllan Meçi

Masllan Meçi

Kur dëgjon zërin e fëmijës që qesh,

zemra ndalet për një çast, e pastaj ringjallet.

Aty ku fëmijët vrapojnë zbathur në korridor,

jeta merr kuptim, e lodhja tretet si borë në diell.

Një shtëpi me fëmijë nuk ka qetësi të madhe,

por ka gëzim, ka jetë, ka dritë në çdo dhomë.

Çdo mur mban kujtimet e një përqafimi,

çdo dritare njeh diellin që zgjon dashurinë.

Kur ata flenë, heshtja bëhet melodi,

në sytë e tyre gjen ëndrra që ti vetë i ke harruar.

Një përqafim i vogël, një “të dua” pa fjalë,

vlen më shumë se gjithë pasuritë e botës.

Shtëpia me fëmijë është si zemra që rreh,

herë fort nga gëzimi, herë butë nga mallëngjimi.

Aty ku qesh fëmija, Zoti është pranë,

sepse aty dashuria nuk mbaron kurrë. ❤️

Nënë e babë dy shtylla të kësaj ndjenje,

që djegin veten për dritën e fëmijëve të tyre.

Në sytë e lodhur fshihet një botë dashurie,

në duart e thara —një jetë flijimi e mirësi.

Ata rrinë zgjuar kur fëmija sëmuret,

qeshin kur ai bën hapat e parë,

dhe çdo natë luten në heshtje,

që Zoti t’i ruajë përjetë nga çdo varfëri, çdo

plagë.

Sepse shtëpia me fëmijë është një bekim hyjnor