
Gjeta një vend, ku dielli s’perëndon kurrë !..
Gjeta një vend ku dielli s'perëndon kurrë, asnjëherë..
i thellë sa vet jeta, i bardhë si dëborë malesh ,
aty gjeta sythe që çelin gjithmonë, si
në pranverë ..
e dhe dimrit më të egër, kur akujt luajnë 'vallesh' !..
Gjeta një vend ku dielli s’perëndon kurrë, asnjëherë..
i madh sa oqeanet, që ushqehen nga dete pafund ,
aty dhe qielli është i kaltër, toka bulëzon pranverë..
duke grishur gjelbërimin, e flladi djepin e saj përkund !
Gjeta një vend ku dielli s’perëndon kurrë ,
asnjëherë,
i pafund, si horizontet që mbështjellin
entropin,
aty, ku ‘Edeni’ mbanë gjithmonë hapur
një derë ,
e psherëtimat, kthehen në idil që mbushin gjinë !
E gjeta o njerëz, e gjeta thellë një bote
të panjohur ,
e gjeta në thellësin e shpirtit të njerëzve të mirë,
aty ku ‘drithërimat’ shkrijnë, nga fryma e ngrohur..
prej mirësisë , që ndriçon si dielli, mbi ç’do errësirë !..
E gjeta një vendë,
ku dielli s'perëndonë asnjëherë..
thellë në shpirtra,
ku të gjitha s'tinët, kan një emër: Pranverë !