Migel Flor

Festë Elada sot,dhe toka dhe qielli,
Blu flamur ka ngritur kombi Grek feston,
Mora edhe unë ,një grimcë blu nga paqja,
Vendasve të thjeshtë festën t’ ju uroj.
Ndoshta bluja e tyre me dha sigurinë,.
Ta kem bukën plot, dhe mallin kolos,
Ti uroj nga zemra per gjithë Shqipërinë
Jam zemër e madhe dhe jo” Alvanos”
Valvitin flamurin mbi qiellin e tyre,
Unë valvita zemrën larg nga meraku,
Çfarë ti bëj “bluja” dejeve të mia,
Unë në zemër kam flamurin prej Gjaku!
Ta gëzosh Helen festën e çlirimit,
Me liri të bukur zemra plot tu mbushtë,
Dhe në qiellin tënd grimca dergoj gjaku,
Ti je dhender sot ,por unē nuk jam krushkë.
Edhe qiellin tënd unë të kuq e pashë
Bluja nuk e terri ngjyren e lirisë,
Shqiponja e ime mbi të kuq qendisur
Eshtë flamuri i parë i gjithë gjithësisë!
Migel Flor
(Laura-Laura)
28.10.2025
@kryesoret