Florentina Skendaj

Frymoj
Kur jeta shpesh më rrëzoi mes helmesh,
me zemrën grusht të shtrënguar,
me gjunjë e kokë të mbledhur,
bëja sikur lidhja këpucët.
Fëlligështia e njerëzuqëve,
e të gjitha kohëve, më rrethonte,
që të mos më shihte
prag-humbjen e frymës.
…
Sa rishtas
të frymoja!
Dhe
miq të dlirë
më shtohen rreth e rrotull
nga bota mbarë.
Të ndyrët baltosen.
Unë më pastër
do të frymoj.
~
Ju rrotull
Të gjithë ju rrotull, unë ju dua,
por hidhni interesat,
veset tutje.
E në gabofshi,
gëlofshi,
tarallofshi prapë
s’afroj.
Ç’gatuar jam,
s’fal.
S’njoh lutje.