Fehri Qerimi

Fytyre dheu
——————–
Eshtë quhet penjeza nen gjuhe
fije e lashte betimi mallkimi
kur poetit i shket pena lehte si skallp
hapet r-rr femija shkreptin skajet e fjales
Fushe e zeze tokes blerine mbytur ne gjemim aty ku nena vajtore ia ve freun e gojes
ne mit fjala s’thyhet ajo therret
Balzaku pa vetem hijen e ndjeshmerise
se humbet zeri kur shitet ne thellesi
Zane mali jo ajo qe sheron ajo qe shemton me qumesht guri materialist
shkelqimin trimeron trupin e bind se eshte i pavdekshem
Helmuar nga dashuria
ajo i lutet shpirtit
ne initimin e rrufenjave
kur gjuha çahet
e dheu merr fytyre.
Pa me pritur
———
(miniature,H.H.)
I uritur si Tantal
buke s’preku
i etur uji kaloi
lekure e asht
kujtese e mall ngrihet lodhje jo e jo
krahaqafe fjale e mbajtur ne porten e madhe
desha njehere ta pyes pse hobe luleshtrydhe.
Era çilte dritaren
————————–
Era çilte dritaren jo ajër
por gozhde te ftohta
duart kah qielli i mbyllur
se tash mberrin ne dhome
Pergamenë e gatuar me fryme te djegur
mesazh qe nuk mberrin
leter ajër kod i ngrirë
dosje paranoje
qe pertyp palcen e shpirtit
Hyrim
pa trup nata nje gote qumështi i nxire
ciknim i prere
Buzeqeshje qe thyhet para se te lindë
femija ne sy sheh rrenimin
neoni gelltit qytetin
e peshtyn ne mure ne ura
drite e semure
qe shtrihet ne dhome si trup pa emer
Zhveshja eh zhveshje e mitit tregim:”Te vdekurit…” mekat pa fund
askush s’e di
As Prometeu i lidhur
as Orfeu pa zë.