Gjakova në këto kujtimet e mia-Bardhyl Sh Ferizi

Gjakova në këto kujtimet e mia

Në këta hapa rrugëve të mërgimit

Se si m’vjen, Gjakova pranë.

Ma nxë frymën mallëngjimi,

Ti dal Çabratit edhe i her matanë

Ti bie Gjakovës anë e mbanë

E të këthehem mes Çarshie

Që më kujton ato vite rinie.

Aty te kroi, n’skaj Urës Taliqit

Tek tabhanet, erë lëkure t’ogiçit.

Po kur zbardhte dita, në verë

Qepenat uleshin edhe i’ herë.

Ditë e hane, sa herë ka qëllue

Njerëzia rrugët kish me i vërshue

Me u takue atë ditë, mal e vrri

Ata të rrafshit me ata n’Malësi.

Në Lomë të Drithit, misrin e bardhë

Në kanar e matnin do plisbardhë.

E n’Lomë të Druve , kuajt ngarkue

Me i shitë malësori i kishte prue.

Skaj urës pazarit aty te shkalltë,

Tregti bajshin besa edhe gratë.

Shpesh takoheshin inxhija e aba

Nallone blente njena, e tjetra çarapa.

Kalldremit unë atëherë tue vrapue,

Fasligeni aromën sa kish lëshue.

Aty skaj rruge, përskaj një pleme

Në çardak, nën hije të një peme.

N’degë dudi, skaj sallanxhaku,

Si fëmi kënaqeshim për maraku.

E n’ aksham, kur thirrite ezani

Nana n’derë thërriste: shpejt ejani!

Sofrabezi shtrue, e sofra mbi.

Tubohej familja një nga një,

Gju m’ gju rreth sofre bashkue

Pleqë, fëmi, musafir, burrë e grue.

Nga furra e shporetit aromë buke n’ore

I shkrirë nga t’ftohtit e asaj bore,

Gjumi, m’kotëte aty skaj ore….

O kurbet, ti qofsh mallkue

Që ndër këto rrugë e trotuare,

Eci Gjakovën tue kujtue,

Për me futë në memoare.

Shkoi e iku, mbaroi rinia.

Në dhe të huej, m’ zu pleqnia

Këto kujtime veç në kujtesë

Po i shkruaj për mos harresë.

BF

Dhjetor

Gjakova Ura e Islam Begut

Fotografi e ripunuar nga unë.