Kujtim N. Mullai

CIKLI: ” MEDITIME “
(Nga gjashtë)
GJASHTËSHJA V
* * *
Kjo BOTË ka halle me okë,
Rehat s’gjen as floku në kokë;
Të ngjitet si rrodhe i ligu,
Sa kohë s’ke rënë nga fiku!
* * *
Lundro larg;
Larg detit me mashtrime,
o varka ime!
Rrezik pandemie:
Kë nuk po ndot,
Ky det sot!…
Ja…dëgjo:
Ngado e kurdo,
Po e shtojnë këngën sirenat,
si hienat!
Larg i qëndro!
* * *
Eh,sa fuqi
Ka patur në histori
Zëri i mendimtarit,
artistit,
shkencëtarit!…
Po sot?…Kush i pyet!
Është KOHA E TË MARIT!
I forti bën ligjin,
Të hip në shpinë,
Tallet me PAQEN,
Tallet me LIRINË:
“- Jam për PAQE unë,
Por të më bini në gjunjë!
Ndryshe… nuk pyes,
Bomba ju hedh
Çdo darkë,çdo mëngjes!
Kuptuat?
Me mua ju del punë:
S’m’u bindët?…Ka dhunë!”
* * *
Për ç’djall na vlen
Ky rend botëror,
Që s’bëka zap
Një agresor!
Sytë i mbyll,
Nuk ka gjynah,
Kur derdhet gjak,
Si në RAFAH!
…Ujku po drejtoi kopenë,
Dihet punët se si venë:
Ka uri, të bën fërtele,
Mjerë po ishe qengj a dele!
* * *
Në grindje e sipër,
Dy vëllezër harruan ç’janë;
Për turp,
nga NËNA,
u shanë!
Shyqyr,ZOTIT,
Si KABILI
HABILIN,
Njëri-tjetrin nuk e vranë!
* * *
Ja një çudi:
Sa më shumë kohë kalon,
Aq më shumë
Me macen a qenin e shtëpisë na afron…
Dhe ligji i kompesimit nuk vonon:
Ngricën mes burrit e gruas e shton.
Bezdia kalon në mërzi,
Mërzia në mëri…
Dirigjon
Macja a qeni në shtëpi!
22 nëntor 2025