“Gjuhë-lashta”- Adelina Mina 

Adelina Mina 

Fjale te lashta te tokës dhembje,

Me fytyren e nënës, t’ babës, t’paqes,

Në sytë lidhin besë mengjeset,

Ndër shekuj rrënjë e ilirishtes.

Në themele këngë e vaj gjaku derdhur,

Shkronjë për shkronjë ar i kulluar,

Këmbanë klithjeje diellit shkrumbuar,

Alfabeti i njëhsuar sa jeta amshuar.

Dashuri e parë gojëmjalt’ e nënës,

Kur shqipton fjalën krahë merr shqipja,

Në përjetësi ndrisim rrënjët,

Gjuha shqipe më e pastër, më e ndershmja.

Fjalë të lashta mbajnë fytyrën e nënës,

Gjuha arbërore sa e lirë, vllazërorja,

Në c’magje u lindën shkronjat e zjarrta?

Në epoka stuhish mbete gjuhë hyjnore.

Adelina Mina 

  2025.11.14

 ©️COPYRIGHT/RESERVED