
Gra të bukura e të mençura nuk ka tualet më të bukur se buzëqeshja, ndaj mos harroni ta merrni me vete, sa herë dilni nga shtëpia, se vetëm ajo ju shkëlqen lëkurën në çdo pore 

Të marrësh buzëqeshjen me vete
Pa pikë dëshire për tu ngritur,
ndër çarçafë lodhur me shpirtin rrudhosur,
pa krehur prej ditësh pasqyrën lebetitur,
me shumë se pizhamat fytyrën zhubrosur.
T’i jepte dorën askush s’i erdhi,
dielli përvëlonte mbi jastëkun e ftohtë,
shpirtin zgjoi, e lëvizi prej vendi,
me zemrën t’i pinte një kafe të ngrohtë.
Krehrin kaloi ndër flokët rrëmujë,
veshi fustanin me flutura, që ia kishte ënda,
takat e larta, pudra dhe i kuqi në buzë,
s’mundën t’ia fshihnin gjymtimin nga brenda.
Kujtoi të merrte buzëqeshjen pa dal’ nga dera,
i rrezatoi ngricën zemrës atij dimri të ftohtë,
fjolla drite i mbuluan shpirtin, me të u ul pranvera,
bulëza jete i ëmbëlsuan atë kafe të ngrohtë.
21/03/2005
Vëllimi poetik “Fuqia e tokës”
©Ela Zdrava
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocionale
spokenword@highlight